Man Utd është në ndjekje të vazhdueshme të Neymarit

  • S.A /
  • 25 April 2023 - 09:20
Man Utd është në ndjekje të vazhdueshme të  Neymarit

Neymar  mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.Sulmuesi brazilian ndërkohë qe një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea, transmeton "Kosova Sot Online".

Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi.

(Kosova Sot Online )