Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025

  • S.A /
  • 25 April 2023 - 14:25
Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në parakualifikimet e Eurobasket 2025, transmeton "Kosova sot Online ".

Në shortin e hedhur sot, “Dardanët” përfunduan në Grupin H së bashku me Zvicrën dhe me Danimarkën.

Duke i pasur parasysh emrat e kundërshtarëve, mund të thuhet se Verdhekaltrit e patën një short të kënaqshëm, i cili mund t’ia mundësojë kalimin në fazën eliminatore të Evropianit të basketbollit, që do të mbahet pas dy vjetësh.

(Kosova Sot Online )