Caktohet termini i ri për ndeshjen e pestë gjysmëfinale, mes Prishtinës dhe Trepçës

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 17:28
Caktohet termini i ri për ndeshjen e pestë gjysmëfinale, mes Prishtinës dhe Trepçës

Ndeshja e pestë gjysmëfinale mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën, më 30 prill.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Gjithashtu është bërë e ditur se ndeshja do të gjykohet nga gjyqtarët e huaj.

Njoftimi i plotë nga FBK:

“Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sqaron për të gjitha palët që termini i ndeshjes, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes. Duke u bazuar në këtë parim, kemi shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill.

Rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.

Duke u nisur nga situata  e krijuar dhe faktet ne vijim:

Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet

Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj

Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së

Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG

Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë

Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill

Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill”.

Kujtojmë se seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është e barabartë, 2:2.

Pra, skuadra fituese në ndeshjen e pestë do të sigurojë kalimin për në finale të “Play-Offit”, aty ku i pret Peja.

(Kosova Sot Online)