Pas zgjedhjeve të 23 Prillit në komunat e Veriut Republika e Kosovës duhet të tregojë fuqinë e shtetit

Pas zgjedhjeve të 23 Prillit në komunat e Veriut Republika e Kosovës duhet të tregojë fuqinë e shtetit
Pas zgjedhjeve të 23 Prillit në komunat e Veriut Republika e Kosovës duhet të tregojë fuqinë e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 26 April 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ata që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje ose i kanë bojkotuar me qëllime terroriste i dënon vota. Zgjedhjet mund të organizohen të parakohshme. Sipas nevojës. Këtë e bënë shteti, por kurrsesi që të anulohen. Kjo është çështje e përfunduar.

Në kuadër të qëndrimeve të shprehura nga BE dhe nga SHBA-të nuk pati incidente apo ndonjë veprim tjetër antiligjor. Në veri të Kosovës nuk u shkaktuan konflikte terroriste. Megjithatë, duke u mbështetur në ideologjinë nacional-ultra shoveniste serbe, akte terroriste do të bëhen nga Lista serbe dhe nga grupet kriminale serbe e të Vrangelit në veri, që janë të armatosura, sidomos tash pas zgjedhjeve. Sa do të jenë këto intenzive, pritet të shihen. Megjithatë, zgjedhjet u mbajtën dhe nga ato pritet të dal pushteti lokal. Sa është ligjor? Duket se pjesëmarrja ishte e ultë. Megjithatë, doli një pushtet. Atë duhet respektuar. Natyrisht se problem do të ketë kryesisht tek vendosja e pushtetit mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve, si dhe të vetë pushtetit. Nëpër komuna atëherë pritet të ketë edhe konflikte. Më 2 maj do të ketë takim tjetër Kurti-Vuçiq. Temat janë nga plani amerikano e franko-gjerman. Këtu është edhe asociacioni si çështje që paraqitet. Pritet të dalin parimet e asociacionit mbi të cilat do të nxirret statuti.

Përkundër gjithë kësaj, Lista serbe dhe bandat serbo-ruse, pritet që do të veprojnë. Ka edhe kërkesa që zgjedhjet të anulohen. Një kërkesë të tillë e paraqiti edhe Aleksandër Jabllanovic, kryetar i Partisë së Serbeve të Kosovës. Këtej, mund të vije edhe deri te veprimet terroriste që mund të shkaktohen nga kriminelët në rrugën e tillë. E tërë kjo për të mbetur në piken 0. Mirëpo, zgjedhjet në Veri të Kosovës nuk bënë të anulohen. Është humbje e madhe politike dhe shtetërore për Republikën. Republika e Kosovës duhet të tregojë fuqinë e shtetit. Ata që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje ose i kanë bojkotuar me qëllime terroriste i dënon vota. Zgjedhjet mund të organizohen të parakohshme. Sipas nevojës. Këtë e bënë shteti, por kurrsesi që të anulohen. Kjo është çështje e përfunduar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".