Man UTD jep para "me thes", i ofron 90 milionë euro për Harry Kanen

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 12:43
Man UTD jep para

Manchester United është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për ta transferuar Harry Kanen. “Djajtë e Kuq” janë të vendosur t’ia sjellin sulmuesin anglez trajnerit Erik ten Hag, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas mediumit britanik “The Sun”, gjiganti nga “Old Trafford” është i gatshëm t’i paguajë 90 milionë euro vetëm për ta bindur Tottenhamin që t’ia shesë yllin e tij.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, përfaqësuesi anglez do ta merrte një rrogë të majme në “Teatrin e Ëndrrave”.

Më saktësisht, Kane do të paguhej 300 mijë funte në javë, respektivisht afro 17,5 milionë euro në vit.

Kane e ka shprehur qe një kohë dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami pasi është në kërkim të një klubi me të cilin do të mundë të fitonte trofe.

(Kosova Sot Online )