Sukses i madh i futbollistit kosovar, Mërgim Berisha nominohet për “Ekipin e vitit në Bundesligë”

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 13:42
Sukses i madh i futbollistit kosovar, Mërgim Berisha nominohet për “Ekipin e vitit në Bundesligë”

Edhe pse kanë mbetur edhe pesë xhiro pa përfunduar sezoni në Bundesligë, tashmë është koha për t’i bërë llogaritë për edicionin 2022/23, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha është përfshirë në listën e lojtarëve të nominuar për “Ekipin e sezonit (TOTS).

Që nga e marta mbrëma (19:00) tifozët mund të votojnë për “Ekipin e vitit në Bundesligë” në “FIFA 23”, të cilën Liga e Futbollit Gjerman (DFL)  e zgjodhi me mbështetjen e EA SPORTS, njofton uebfaqja e klubit të Berishës, Augsburg. Një total prej 40 lojtarësh të cilët impresionuan veçanërisht këtë sezon, u zgjodhën në këtë listë. Me 9 gola dhe 4 asistime, përfaqësuesi i ri i Gjermanisë u bë njëri prej kandidatëve.

“Ekipi i Vitit” do të zgjidhet nga votat e tifozëve (40 për qind), gjykimi i një jurie ekspertësh (30 për qind) dhe nga votat e 18 kapitenëve të ekipeve të Bundesligës (30 për qind). 11 lojtarët më të mirë do të jenë pjesë e “Bundesliga TOTS” nga EA SPORTS dhe do ta fitojnë një përmirësim domethënës të vlerave në “FIFA 23”.

Votimi i fansave do të vazhdojë deri të premten, më 28 prill në orën 19:00.

Vendimi final i “Ekipit të vitit” do të zbulohet të premten e 12 majit.

(Kosova Sot Online )