Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte një ndeshje

  • A P /
  • 26 April 2023 - 20:08
Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte një ndeshje

Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte një ndeshje që mund të konsiderohet si vendimtare për titull të kampionit në Angli.

Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit të Premierligës do t’i matin forcat në stadiumin “Etihad”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.

Momentalisht, Granit Xhaka me shokë i kanë 5 pikë më shumë se “Citizens”, të cilët megjithatë i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Skuadra e Pep Guardiolës do ta ketë përparësinë e terrenit vendës dhe në letër është favorite për të fituar.

(Kosova Sot Online)