Interi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 22:57
Interi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për këtë edicion.

Zikaltrit triumfuan në shtëpi 1:0 ndaj Juventusit, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e parë e cila u mbyll baraz 1:1 la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

Ishte një gol i hershëm që vendosi finalistin e parë.

Dimarco realizoi në minutën e 15-të pas asistit nga Barella, për t’ia dhuruar fitoren dhe kualifikimin në finale Interit.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi në finale do ta pres fituesin e duelit Cremonese-Fiorentina.

Dueli i parë u mbyll me fitore 2:0 të Fiorentinas.

(Kosova Sot Online)