Lojës virtuale CS:GO ia bëjnë sefte sot edhe vajzat në Kosovë

  • S.A /
  • 27 April 2023 - 15:07
Lojës virtuale CS:GO ia bëjnë sefte sot edhe vajzat në Kosovë

Bad News Eagles u bënë sensacion në dy vjetët e fundit me sukseset e tyre të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare. E tash, garës CS:GO u janë shtuar edhe vajzat.

 Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se sot do të mbahet gara e parë e lojës virtuale në konkurrencën e femrave, për herë të parë në vendin tonë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka kërkuar nga të gjitha që të shkojnë në Pallatin e Rinisë për t’i mbështetur vajzat, ndërsa fitueset do të shpërblehen.

(Kosova Sot Online )