Bad News Eagles e nis nesër turneun 100 mijë dollarësh në Australi

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 19:53
Bad News Eagles e nis nesër turneun 100 mijë dollarësh në Australi

Bad News Eagles do ta fillojë nesër turneun në Australi, “ESL Challenger”.

Ekipi kosovar e ka mësuar edhe orën dhe kundërshtarin e parë

Ata do të përballen nesër me ekipin, Vertex me fillim nga ora 05:50 në mëngjes.

Gjithsej tetë ekipe janë në garë, të ndara në dy grupe dhe gjithsej paratë që do të ipen janë 100 mijë dollarë.

Fituesi merr 50 mijë dollarë dhe kualifikohet në “ESL Pro League”.

(Kosova Sot Online)