Donjeta Sadikut do t'i takojë medalja e bronztë në turneun e boksit që po mbahet në Turqi

  • S.A /
  • 28 April 2023 - 09:28
Donjeta Sadikut do t'i takojë medalja e bronztë në turneun e boksit që po mbahet në Turqi

 

Donjeta Sadikut do t'i takojë medalja e bronztënë turneun ndërkombëtar të boksit "Çesme", që po mbahet në Izmir të Turqisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Komitetit Olimpik, boksierja jonë, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, u mund në gjysmëfinale nga boksierja vendase, Gizem Ozer, me vendim të gjyqtarëve, vendim ky që u kontestua nga kampi i Donjetës.

Turneu në Turqi i shërbeu Sadikut para Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, që mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik në Poloni.

(Kosova Sot Online )