Presidenti i Al-Nassr që e solli Ronaldon në klub dorëhiqet pas sezonit dëshpërues me humbje serioze

  • S.A /
  • 28 April 2023 - 13:06
Presidenti i Al-Nassr që e solli Ronaldon në klub dorëhiqet pas sezonit dëshpërues me humbje serioze

Presidenti i Al-Nassr, Musalli Al-Muammar, i cili ishte njeriu kyç që e solli Cristiano Ronaldon në klub, ka dhënë dorëheqje shkaku i sezonit dëshpërues, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur “Saudi Gazette”.  Ylli portugez iu bashkua klubit nga Arabia Saudite gjatë dimrit pasi u nda nga Manchester United si rezultat e kritikave që ua dha drejtuesve të klubit.

Sidoqoftë, nën drejtimin e “CR7” në fushën e blertë, Al-Nassr është duke e kaluar një sezon dëshpërues dhe ai ishte i paaftë për ta bërë diferencën. Mediumi saudit raporton tutje se tashmë ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Ministrisë së Sportit, ndërsa rrugën e tij duket se do ta ndjekë krejt bordu i drejtorëve në klub.

Bordi i ri dhe presidenti mund të zgjidhen para fundit të sezonit.

Që nga transferimi i Ronaldos, Al-Nassr humbi nga rivali për titull, Al-Ittihad, ndërsa u mposht edhe nga Al-Wehda, 0:1 për të mbetur jashtë gjysmëfinales së King Cup of Champions.

Trajneri Rudi Garcia gjithashtu u shkarkua pas formës së dobët, ndërsa Ronaldo disa herë u largua i mllefosur nga fusha e blertë, madje duke e shqelmuar një shishe plastike.

Al-Nassr do të vazhdojë të shpresojë që ta fitojë titullin e kampionit në Saudi Pro League, me ndonjë gabim eventual të liderit, Al-Ittihad. 

(Kosova Sot Online )