Tuchel tregon se kur do të rikthehet francezi

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 19:05
Tuchel tregon se kur do të rikthehet francezi

Dayot Upamecano do të jetë jashtë fushave për dy javë pasi pësoi një tendosje muskulore gjatë stërvitjeve

Trajneri i Bayern Munichit, Thomas Tuchel, konfirmoi lajmin duke folur përpara ndeshjes kundër Hertha Berlinit.

“Upa u lëndua dje dhe do të jetë jashtë fushës për rreth dy javë”, tha Tuchel.

Bayernit gjithashtu do t’i mungojnë edhe Eric Maxim Choupo-Moting dhe Alphonso Davies për sfidën e radhës.

Leon Goretzka dhe Kingsley Coman nuk u stërvitën të këtë të premte, por duhet të jenë në gjendje të luajnë kundër Herthas, sipas Tuchelit.

Ndeshja mes Bayernit dhe Hertha Berlinit do të zhvillohet të dielën, në “Allianz Arena”.

(Kosova Sot Online)