Peja kalon në finale të Ligës Ballkanike

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 20:20
Peja kalon në finale të Ligës Ballkanike

KB Peja ka kaluar në finale të këtij edicioni në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar shënoi fitore bindëse naj nikoqirëve të “Final 4” të kësaj lige, Beroe.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” u dominua nga fillimi deri në fund nga pejanët, teksa u mbyll me shifrat 124:82.

David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe.

(Kosova Sot Online)