Serge Gnabry planifikon largimin nga Bayerni në këtë afat kalimtar

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 15:33
Serge Gnabry planifikon largimin nga  Bayerni në këtë afat kalimtar

Raportohet se futbollisti Serge Gnabry mund të largohet nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Florian Plettenberg, kampioni gjerman do të lejojë largimin e sulmuesit të krahut, nëse marrin një ofertë të përshtatshme. Gazetari gjerman, i afërt edhe me klubin, ka raportuar se Bayerni është i hapur për të shitur së paku njërin nga sulmuesit anësorë gjatë verës.

Në rastin e Gnabry, besohet se “Bavarezët” do të kishin më shumë oferta të përshtatshme.

Në anën tjetër, reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka marrë ende një vendim lidhur me të ardhmen. Ai nuk është se ndjehet i palumtur në “Allianz Arena”. 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri në vitin 2026 dhe është një nga futbollistët me më së shumti trofe të fituar në klub. Mundësia e largimit të një prej fituesve më të mirë dhe përdorimi i fondeve diku tjetër mund të jetë ndoshta arsyeja kryesore pse klubi është i gatshëm ta lejojë që atë të largohet këtë verë. 

(Kosova Sot Online )