Napoli ndalet me barazim nga Salernitana

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 17:03
Napoli ndalet me barazim nga Salernitana

Napoli nuk ka arritur që të shënojë fitore sot, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti luajti baras me Salernitanan.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1.

Mathias Olivera (62’) shënoi për napolitanët, kurse Boulaye Dia (84’) për skuadrën mysafire.

Napoli pas këtij barazimi ka 79 pikë, 18 më shumë se Lazio që mban pozitën e dytë. Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe gjashtë xhiro.

Salernitana ka 34 pikë në pozitën e 14-të. 

(Kosova Sot Online)