Mbappe është futbollisti i befasive, shënoi edhe një nga golat më të çuditshëm në karrierën e tij

  • S.A /
  • 01 May 2023 - 09:25
Mbappe është futbollisti i befasive, shënoi edhe një nga golat më të çuditshëm në karrierën e tij

Paris Saint-Germaini pësoi humbje befasuese në xhiron e 33-të në Ligue 1.

Të dielën, parisienët u mposhtën në shtëpi nga Lorienti me rezultatin 1:3, transmeton "Kosova Sot Online ".

Golin e vetëm për kampionin në fuqi të Francës e shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 29-të.

Francezi arriti të shënonte duke përfituar nga një lëshim i portierit kundërshtar, Yvon Mvogo.

Ai nuk ishte i kujdesshëm sa duhet, e lëshoi topin në tokë derisa Mbappe ishte aty dhe ia rrëmbeu me shpejtësi. 24-vjeçari pastaj nuk është se e kishte të vështirë të shënonte në portën e zbrazur. 

(Kosova Sot Online )