De Bruyne e ka humbur shpresën, është në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Real Madridit

  • S.A /
  • 01 May 2023 - 09:00
De Bruyne e ka humbur shpresën, është në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Real Madridit

Kevin De Bruyne mund t’i mungojë Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Real Madridit. Mesfushori belg nuk ishte i përfshirë sot në skuadrën e “Qytetarëve”, në fitoren 1:2 në udhëtim ndaj Fulhamit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kevin de Bruyne nuk është me skuadrën pasi nuk ndihet mirë. Ai ka disa lëndime dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Afati kohor për një kthim? Jo, nuk e di”, tha spanjolli për “Sky Sports”.

Tani ka nisur të raportohet se 31-vjeçari mund të mungojë në përballjen e parë gjysmëfinale, ndaj Real Madridit. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 maj, në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online )