Ancelotti e pranon se Real Madridi duhet të transferojë një sulmues

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 14:24
Ancelotti e pranon se Real Madridi duhet të transferojë një sulmues

Carlo Ancelotti është dakord që Real Madridi duhet të kërkojë një sulmues për të ardhmen.

Trajneri italian gjithashtu theksoi se Karim Benzema ka performuar mirë deri më tani, dhe se nëse “Los Blancos” kanë një problem, atëherë nuk është sulmi i tyre, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti u paraqit sot në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së kundër Real Sociedadit, teksa u pyet nëse klubi ka nevojë të nënshkruajë një sulmues tipik.

“Projekti për të ardhmen për klubin është të nënshkruajë me një nëntësh, sepse Karim është në moshën që ka. Por, Karim është duke ecur shumë mirë deri më tani dhe derisa është në gjendje të mirë, po funksionon shumë mirë”, tha fillimisht 63-vjeçari.

“Është e vërtetë që Karim ka pasur ulje-ngritjet e tij, por Rodrygo ka përparuar, Asensio ka përparuar. Por, është gjithashtu e vërtetë të thuhet se në dy vitet e fundit problem nuk kanë qenë sulmuesit”, shtoi italiani.

Ancelotti ishte shumë kritik ndaj mbrojtjes së Real Madridit javën e kaluar pasi ata u mundën nga Girona 4-2, teksa me këtë rezultat triumfuan pastaj ndaj Almerias.

Më parë ai kishte komentuar se “pa angazhim në mbrojtje, kjo skuadër lufton për të fituar ndeshje”. 

(Kosova Sot Online)