Falcao drejt largimit nga Vallecano

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 15:54
Falcao drejt largimit nga Vallecano

Radamel Falcao duket se do të largohet nga Rayo Vallecano këtë verë.

Sulmuesi kolumbian ka humbur vendin e tij në skuadrën e Andoni Iraolës dhe disa klube tashmë po mendojnë të bëjnë një lëvizje për sulmuesin veteran, sipas “AS”.

Johor Darul Takzim FC i Malajzisë është një nga klubet e interesuara për Falcaon, i cili i është përgjigjur në “Twitter”, princit të Johorit, i cili zotëron klubin.

Princi i Johor shkroi: “Shihemi shumë shpejt” dhe sulmuesi u përgjigj duke shkruar: “Mezi pres të të shoh…”.

(Kosova Sot Online)