Lëndimi i De Bruyne do të jetë problem për Manchester City

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 18:47
Lëndimi i De Bruyne do të jetë problem për Manchester City

De Bruyne ka ndezur alarmin të skuadra angleze para ndeshjes me Real Madridin

“Nuk e di sa gjatë do të jem jashtë fushës”, ka thënë Pep Guardiola në një përgjigje për mediat, kur është pyetur se a do të luajë kundër Los Blancos, kampion në fuqi në Europë, e ku City do të luajë kundër tyre pas 10 dite në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

De Bruyne mungoi në ndeshjen kundër Fulham të dielën

Kevin De Bruyne i mungoi Manchester Cityt në ndeshjen kundër Fulham të dielën për shkak të një lëndimi që pësoi pas një superndeshje që bëri në mesjavë kundër Arsenalit.

Plejmejkeri belg shënoi dy herë kundër skuadrës së Mikel Artetës, por mungoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij 2-1 ndaj Fulham të dielën.

“De Bruyne nuk ndohet mirë”, tha Pep Guardiola për Sky Sports.

“Ai ka pasur një lëndim dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Nuk e di sa do të mungojë, por ai nuk është i gatshëm të luajë”, tha Guardiola.

Lëndimi i shfaq gjatë ndeshjes kundër Arsenalit

De Bruyne u zëvendësua me Jualian Alvarez 10 minuta pa përfunduar ndeshje e sezonit e City që u zhvillua kundër Arsenalit.

Megjithatë, ai nuk është parë duke çaluar gjatë zëvendësimit, Guardiola tha në konferencë për shtyp që futbollisti i tij kërkoi që të largohet nga fusha pasi që nuk ndihej mirë.

Ndeshja me Real Madridin

Do të jetë edhe një javë tjetër ku do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Në të njëjtën kohë, blutë do të presin West Hamin të mërkurën dhe Leedsin të shtunën në rrugën e tyre për ta mbrojtur titullin e tyre në Premier Ligë. Mbetet të shihet nëse De Bruyne do të jetë gati mjaftueshëm që të luajë në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit. 

(Kosova Sot Online)