Ja kush synon të shkojë rrugës së Messit

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 20:19
Ja kush synon të shkojë rrugës së Messit

Ylli në ardhje i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili u krahasua me Lionel Messi, dëshiron që të këtë më shumë rekorde pasi që bëri debutimin e tij me skuadrën seniore në moshën 15 vjeçare

Talenti i ri dhe i vlerësuar ishte një zëvendësim i papërdorur për Blaugranan në ndeshjen kundër Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano para se të luajë për skuadrën e parë në ndeshjen kundër Real Betis ku Barcelona fitoi 4-0. Yamal është bërë debutanti më i ri i Barçës në histori – duke e thyer rekordin e shokut të tij të skuadrës Ansu Fati- dhe katalunasi dëshiron që të ndjek hapat e Messi që bëri nga La Masia duke lënë impresionet e fundit në Camp Nou.

“Ndjej shumë emocione. Kur dola në fushë, isha i impresionuar duke shikuar Camp Nou. Por, pak nga pak, me ikën tërë nervat e mija dhe u përpjeka të jem sa më i qetë që është e mundur. Shokët e skuadrës po ashtu me e ndihmuan më shumë dhe i falëndëroi të gjithë. Jam shumë i lumtur që do ta kem këtë rekord, por shpresoj që të thyejë edhe tjerë. Xavi me tha që të fitoj besim në pasimet e para, nëse mundem, të bëjë atë që di. Kjo është ajo që provova. Shokët e mijë të skuadrës po ashtu me thanë këtë, kur ne përfunduam, ata me uruan”, tha Yamal për faqen zyrtare të Barcelonës dhe debutimin e tij dhe atë çfarë ai dëshiron që të arrijë në të ardhmen.

Yamal është një tjetër sulmues që doli nga sistemi i të rinjve nga Barça, me tinejxherin që ka treguasr edhe si është pozicionin e tij të preferuar. “Ndjejë që jam më i mirë në krahun e djathtë. Gjatë çerekut të fundit jam po ashtu kreativ dhe i aftë”.

(Kosova Sot Online)