Partnerja e Dybalasë ndez rrjetin me komentin për transferimin e tij

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 21:37
Partnerja e Dybalasë ndez rrjetin me komentin për transferimin e tij

Oriana Sabatini, e dashura e futbollistit të Romës Paulo Dybala, ka ndezur debatin tek tifozët e Romës me komentet e saj në lidhje me një largim të tij për në Premier Ligë ku do i bashkohet atje disa shokëve të skuadrës që ka në Argjentinë

Sabatini është paraqitur në emisionin “Premier League’s ‘Behind The Game’”, që shfaqet në YouTube dhe prezantohet nga Ian Wright dhe bashkëvendasi i tij, portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez.

Në një segment 20 minutësh të emisionit, Martinez tha se më parë ishte përpjekur që të bindte një numër të shokëve të tij në Kombëtare që t’i bashkohen atij te Villa, një klub për të cilin ai beson që është i nënvlerësuar sipas tij.

Wright kishte sugjeruar që Villa duhet të bëjë përpjekje që ta transferojë Rodrigo De Paul, një futbollist që ai e ka përshkraur të “mahnitshëm”, para se Sabatini të intervenojë duke thënë: Jo, silleni Dybala.

(Kosova Sot Online)