Ja kushtet që Interi duhet t’i plotësojë për të qëndruar Lukaku

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 21:49
Ja kushtet që Interi duhet t’i plotësojë për të qëndruar Lukaku

Nuk do të jetë lehtë për të huazuarin nga Chelsea, Romelu Lukaku – për të qëndruar në Inter, pasi që duhet të plotësohen tri kushte që ai të qëndrojë në kryeqytetin e Lombardisë për sezonin e ri

Sulmuesi 29 vjeçar belg me në fund ka kthyer nivelin e mirë të tij dhe formën pasi që ka filluar të kontribojë për skuadrën, duke shënuar dy gola dhe bërë katër asiste në katër ndeshjet e tij të fundit në Serie A me klubin.

Interi ktheu Lukaku nga Chelsea verën e kaluar me anë të një marrëveshje huazimi me vlerë 20 milionë euro pa klauzolë blerje, që do të thotë se ai do të kthehet në Londrën Perëndimore në fund të këtij sezoni.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, tri kushte duhet të plotësojë Interi nëse dëshirojnë që Lukaku të qëndrojë në Inter edhe për sezonin tjetër.

(Kosova Sot Online)