Liverpool me vendim të pa kthyeshëm, është i vendosur për ta transferuar Gavin

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 08:27
Liverpool me vendim të pa kthyeshëm, është i vendosur për ta transferuar Gavin

Liverpool vazhdon që të kërkojë përforcime për mesfushën e tyre, në mënyre që të kenë paraqitje më të mira sezonin e ri. Sipas asaj që raporton El Nacional, Liverpool janë shumë të interesuar që të nënshkruajnë me mesfushorin e dëshmuar të Barcelonës, Gavi, në merkaton e verës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rinovimi i kontratës së Gavit ende nuk është pranuar nga La Liga, e cila gjë do të thotë së nëse situata e tij nuk zgjidhet ai do të jetë lojtar pa kontratë në fund të këtij sezoni. Sipas raportit, Liverpooli e ka përcjellë futbollistin që nga sezoni i kaluar. Jurgen Klopp thuhet se ka një konsideratë të fortë për të. 

(Kosova Sot Online )