Zbulohet orari i ndeshjeve finale, dueli i parë Trepça – Peja

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 13:08
 Zbulohet orari i ndeshjeve finale, dueli i parë Trepça – Peja

Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super-ndeshje mes Trepçës dhe Pejës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mitrovicasit e mundën Bashkimin në çerekfinale dhe më pas Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët e eliminuan kampionin Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që i shënon tri fitore, shpallet kampione e Kosovës.  Më poshtë mund ta shihni orarin e plotë të ndeshjeve finale:

E mërkurë

20:00 Trepça – Peja

E diel

17:00 Peja – Trepça

11 maj

E enjte

20:00 Trepça – Peja 

14 maj

17:00 Peja – Trepça (Finalja IV eventuale)

18 maj

20:00 Trepça – Peja (Finalja V eventuale)

(Kosova Sot Online )