Laporta i brengosur për sanksionet e mundshme

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 15:57
Laporta i brengosur për sanksionet e mundshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, përkundër sigurisë së marrë gjatë takimit me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, e pranon se gjiganti katalunas është ende nën reflektorë për rastin Negreira dhe se është i gatshëm të ndërmarrë masa.

Presidenti i “Blaugrana” thuhet se i ka kërkuar disa specialistë për një studim të thellë rreth mundësisë së zhvillimit të ndeshjeve jashtë vendit, në rast se Barçës do t’i mohohej pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Sipas mediumit “Onze”, objektiv është që të gjenden të hyra të jashtëzakonshme që mund t’i mbulojnë humbjet e shkaktuara nga sanksionimi hipotetik nga UEFA

Në praktikë, menaxhmentin i klubit është duke e kërkuar një boshllëk që do t’ia mundësonte të zhvillojë ndeshje miqësore jashtë Spanjës.

Është kërkuar po ashtu, që të shikohet dhe konstatohet nëse ekziston mundësia apo jo për të marrë pjesë në gara apo kampionate jo-evropiane, si mysafirë, në këmbim të sponsorizimeve milionëshe, në veçanti në zonën arabe.

Megjithatë, çdo vendim duhet ta marrë fillimisht aprovimin pas mbledhjes së aksionarëve të klubit. 

(Kosova Sot Online)