Ceballos i pavendosur për të ardhmen

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 13:42
Ceballos i pavendosur për të ardhmen

Zyrtarët e Real Madridit janë në pritje për një periudhë shumë të ngarkuar gjatë javëve të ardhshme, si brenda dhe jashtë fushës.

Në fushë, skuadra e Carlo Ancelottit po kërkon të regjistrojë sukses në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve.

Jashtë fushës, përgatitjet janë duke u bërë përpara afatit kalimtar të verës dhe ka ende punë për të bërë në Real Madrid, veçanërisht në lidhje me rinovimin e kontratave

Është raportuar se Karim Benzema dhe Toni Kroos kanë nënshkruar zgjatje njëvjeçare të marrëveshjeve të tyre ekzistuese, por ata janë vetëm dy nga shtatë lojtarët që kontratat aktual u skadojnë në fund të sezonit.

Nacho Fernandez, Luka Modric, Dani Ceballos, Marco Asensio dhe Mariano Diaz janë të tjerët.

Ka një shpresë që të gjithë do të rinovojnë kontratat, përveç Diazit, i cili do të largohet pas një periudhe të dytë zhgënjyese në klub. Megjithatë, në rastin e Ceballos, mund të mos jetë aq e lehtë sa mendohej në fillim.

“AS” ka raportuar se reprezentuesi spanjoll është i gatshëm të rinovojë, por jo me çdo kusht.

Real Madridi besohet se po planifikon të nënshkruajë me Jude Bellingham dhe Gabri Veigan, gjë që do të zvogëlonte edhe më shumë minutat për Ceballos sezonin e ardhshëm. Dhe, padyshim se kjo nuk është më në interesin e lojtarit në një moment kaq vendimtar për karrierën e tij.

Ceballos ka pasur më shumë minuta gjatë këtij viti dhe tani ai duket të ketë një të ardhme te “Los Blancos”. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjasë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online)