Busquets ka vendosur të ardhmen e tij ndryshe, shpejt do ta zbulon sekretin

  • S.A /
  • 03 May 2023 - 09:14
Busquets ka vendosur të ardhmen e tij ndryshe, shpejt do ta zbulon sekretin

Sergio Busquets thotë se ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushorit spanjoll do t’i skadojë kontrata me Barcelonën pas pak javësh dhe gjiganti katalunas po mundohet ta bindë atë që të vazhdojë të luajë në Camp Nou edhe një vit, transmeton "Kosova sot Online ".

Kapiteni i Barçës ka oferta nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk e ka zbuluar vendimin e tij.

“Pak a shumë kam vendosur se cila do të jetë e ardhmja ime. Tash i kemi disa ditë pushim dhe kur të kthehem do të flas sigurisht me trajnerin dhe me klubin”, deklaroi Busquets për “Dazn” pas fitores 1:0 ndaj Osasunës.

Barça shpreson që pas një rikthimi eventual të Lionel Messit në klub, do të bindet Busquets të qëndrojë së paku edhe një vit në klubin me të cilin fitoi gjithçka që është e mundshme.

Trajneri Xavi Hernandez do ta mirëpriste një vendim të tillë pasi dëshiron t’ia besojë edhe për një vit atij udhëheqjen e mesfushës.

(Kosova Sot Online )