Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 14:29
Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

Sfida e radhës e Manchester City është ndeshja e mbetur në Premier League me West Ham United, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Para këtij dueli, trajneri Pep Guardiola është pyetur edhe për krahasimin në mes të Haaland dhe Messi.

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin, Leo është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë. Vizioni, pasimet, duelet, shumë gjëra.

Shpresoj që Haaland t’i afrohet, do të ishte shumë mirë për ne”, tha Guardiola në konferencën para ndeshjes ndaj West Ham United.

(Kosova Sot Online)