Shkëlqimi i Lionel Messit dhe “Fundi i një epoke”

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 12:38
Shkëlqimi i Lionel Messit dhe “Fundi i një epoke”

E ardhmja e Lionel Messit ka zënë vend në ballinën e mediumit të njohur sportiv francez “L’Equipe”. “Fundi i një epoke”, ka shkruar mediumi spanjoll në faqen e parë të gazetës, me foton e argjentinasit në ikje, transmeton "Kosova Sot Online".  Pas idhëtimit të papritur dhe pa marrë leje në Arabinë Saudite, Messi i ka prishur punët përfundimisht me Paris Saint-Germainin,

Ylli argjentinas e mori rrugën drejt Lindjes së Mesme për arsye të sponsorizimit, por që nuk e kishte marrë “aminin” nga drejtuesit e klubit francez. Sulmuesi nga Rosario u suspendua për dy javë, në të cilat nuk do të marrë as rrogë, ndërsa tjetër vendim i parisienëve është që të mos ia vazhdojnë kontratën atij.

Prandaj, kampioni i freskët botëror do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit kur edhe do t’i skadojë kontrata. E ardhmja e tij është e hapur: ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, të transferohet në Al-Hilal me një rrogë marramendëse, apo edhe ta provojë një eksperiencë të re në ligën amerikane – MLS tek ekipi Inter Miami. 

(Kosova Sot Online )