Zbulohen detaje për pagen marramendëse për rikthimin e Messit në Barcelonë, flet presidenti i La Ligas

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 16:53
Zbulohen detaje për pagen marramendëse  për rikthimin  e Messit në Barcelonë, flet presidenti i La Ligas

Dje u raportua se përfundimisht Messi do të largohet nga Barcelona.Dhe, e ardhmja e tij është absolutisht e panjohur momentalisht. Por mundësia që po përflitet më së shumti është rikthimi në Barcelonë, klubin ku arriti të gjitha, transmeton Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur në lidhje me mundësitë e Barcelonës për të nënshkruar me të.

“Nëse Barcelona nënshkruan me Messin, paga e tij do të jetë më e vogël sesa e ka tani në PSG. Rikthimi i tij varet nga shitja e lojtarëve. Mendoj se Barcelona do të fitojë para të mira nga shitja e lojtarëve këtë verë”, tha Tebas. Messi paguhet 35 milionë euro në sezon te Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )