Mourinho u fut në fushë me mikrofon

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 21:00
Mourinho u fut në fushë me mikrofon

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thotë se kishte mbajtur një mikrofon për të “mbrojtur” veten kundër siç tha ai arbitrit më të keq që ka takuar në jetën e tij, gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Monzën të mërkurën.

Mourinho kritikoi gjyqtarin Daniele Chiffi pasi ai përjashtoi Mehmet Zeki Celik të Romës në minutën e 96-të.

Ai ka marrë tre kartonë të kuq këtë sezon për mosmarrëveshjet me zyrtarët, përfshirë një nga Chiffi në shtator.

“Unë shkova në lojë me mikrofon. Kam regjistruar gjithçka”, tha Mourinho.

“Që nga momenti kur dola nga dhomat e zhveshjes, deri në momentin kur u ktheva – e mbrojta veten. Ai [Cheffi] është më i keqi. Teknikisht ai është i tmerrshëm. Zero empati. Zero komunikim. Zero ndërgjegjësim”, u shpreh Mourinho.

(Kosova Sot Online)