Napoli shpallet kampion i Italisë

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 22:54
Napoli shpallet kampion i Italisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.

33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund sonte, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A.

Një barazim i sontëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit shpërtheu festa e madhe në stadium, teksa tifozët e “pushtuan” fushën.

(Kosova Sot Online)