Postimi emocionues në llogarinë e Mardonas, pasi Napoli siguroin titullin e kampionit

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 19:12
Postimi emocionues në llogarinë e Mardonas, pasi Napoli siguroin titullin e kampionit

Nga llogaria në “Instagram” e të ndjerit Diego Maradona u postua një mesazh urimi për Naplin pasi siguroi “Scudetton” e parë të enjten mbrëma, pas një pritjeje 33-vjeçare.

Llogaria, e menaxhuar nga fëmijët e Maradonas, për futbollistët aktualë të Napolit shkroi se ata sapo kanë krijuar një kapitull të ri në historinë e këtij klubi

Në postimin e shoqëruar me një fotografi u paraqit legjenda e futbollit, teksa në shkallë janë të shkruar emrat e futbollistëve dhe trajnerit të skuadrës napolitane.

“Një datë e re për t’u kujtuar, një gëzim i ri për qytetin, për njerëzit, për historinë. Faleminderit të gjithëve juve djema! FORZA NAPOLI”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)