Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 33-të

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 19:31
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 33-të

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 33-të e Superligës në futboll, javë që mund të vendoset titullit kampion.

E për këtë epitet do të luftojnë Drita e Ballkanit, që këtë javë do të përballen mes vete.

Në këtë përballje, të kaltrit nga Gjilani hyjnë si lider, me tre pikë më shumë se suharekasit që janë të dytit.

Tri fitoret radhazi të Dritës, e dy barazimet rresht të Ballkanit, kanë bërë që ta kemi këtë pasqyre në tabelë.

Kjo përballje luhet të dielën, e bashkë me të edhe dy sfida të tjera. Kjo javë sjellë edhe përballjen e ekipit te tretë dhe të katërt të tabelës.

Prishtina në kryeqytet e pret ekipin e Gjilanit. Të kuqtë nga Gjilani janë të tretit në tabelë, dhe kanë shtatë pikë më shumë se bardh e kaltrit, të katërtit.

Llapi në shtëpi e pret Ferizajn. Llapjanët nuk dinë për fitore tash e katër javë dhe kjo formë e dobët e tyre kanë bërë që të jenë larg një vendi në Evropë plot nëntë pikë.

E në krahun tjetër, pas tri humbjeve rresht, në mesjavë Ferizaj arriti fitore, por është në zonën e kuqe, pesë pikë larg.

Të shtunën, zhvillohen dy takime. Dukagjini kërkon të rikthehet tek rezultatet e mira, pasi nuk dinë për fitore tash e katër javë dhe një fitore do i mbajnë në garë për një vend për Evropë.

E Malisheva, ka radhitur tri fitore, të cilat e kanë larguar nga zona e rënies, tash e shohin veten të shtatit, me pesë pikë larg barazhit.

Sfida e fundit është me Trepçës’89 e Drenicës. 89-shit i duhet patjetër fitorja për të vazhduar luftën për ekzistencë, derisa drenicasit tashmë janë të rënë nga elita.

(Kosova Sot Online)