Guardiola beson se De Bruyne do të jetë gati për ndeshje

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 22:28
Guardiola beson se De Bruyne do të jetë gati për ndeshje

Pep Guardiola ka ofruar një përditësim rreth lëndimit të yllit të skuadrës së tij, Kevin De Bruyne .

Manchester City do të përballet me Leeds Unitedin në fundjavë, teksa do të kërkojë fitoren e radhës për të vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit në Premierligë

“Qytetarët” do të përballen pastaj me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më 9 maj.

De Bruyne është i vetmi dyshim te Man City për këtë ndeshje, pasi ai humbi dy ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi muskulor.

Guardiola pranoi se nuk është i sigurt nëse 31-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Leeds Unitedit, por ai ka besim në rikthimin e belgut për përballjen me “Los Blancos”.

“Ai u stërvit dje dhe u stërvit mirë. Sot, ne stërvitemi dhe më pas do të vendosim pas stërvitjes”, tha trajneri spanjoll, raporton “BBC”.

De Bryune ka qenë në formë të lartë për Manchester Cityn këtë sezon, me shtatë gola dhe 16 asistime vetëm në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)