PSG-ja dhe Liverpooli në garë për Inacion

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 22:51
PSG-ja dhe Liverpooli në garë për Inacion

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli duket se kanë nisur të mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Të dy klubet raportohet se kanë shprehur interesim për Gonçalo Inacio, ka raportuar “Le Parisien”.

21-vjeçari, i cili ka qenë një titullar i rregullt për skuadrën e Sporting Lisbonës për tre sezonet e fundit, ka tërhequr interesim e këtyre dy klubeve të mëdha falë paraqitjeve të tij dhe potencialin e madh që vlerësohet se e ka.

“Të Kuqtë” thuhet se janë të pozicionuar më mirë se PSG-ja për momentin, pasi kanë nisur tashmë bisedimet për Inacion.

Në anën tjetër, Sportingu besohet se kërkon së paku 45 milionë euro për shitjen e portugezit, të cilit gjithashtu i kanë ofruar kontratë të re.

Qendërmbrojtësi, i cili ka dy paraqitje zyrtare me Kombëtaren e Portugalisë, këtë sezon ka regjistruar 48 paraqitje me skuadrën nga Lisbona në të gjitha garat, teksa ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime gjithashtu.

(Kosova Sot Online)