Kosova me 7 garuesit elitarë në Botërorin e xhudos synon të stoliset me medalje

  • S.A /
  • 08 May 2023 - 08:55
Kosova me 7 garuesit elitarë në Botërorin e xhudos synon  të stoliset  me medalje

Kosova do të paraqitet në Kampionatin Botëror të xhudos me garuesit e saj elitarë, me synim serioz për të fituar medalje, shkruan "Kosova Sot Online".

Shtatë garues do ta përfaqësojnë vendin tonë në evenimentin më të rëndësishëm të këtij viti, i cili do të mbahet nga sot e deri më 13 maj në Doha të Katarit.

Vendin tonë në këtë kompeticion do ta përfaqësojnë dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, krahas xhudistëve të tjerë të suksesshëm si Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.Sot do të garojnë Distria dhe Erza, ndërsa në ditët në vazhdim garuesit e tjerë, varësisht prej kategorive.

Në Botërorin e Katarit do të marrin pjesë garues nga 5 kontinente, 99 shtete, me 658 garues, prej tyre 344 meshkuj dhe 314 femra.

Kosova synon të jetë e suksesshme në këtë garë dhe të fitojë medalje të Botërorit. /Gazeta Express/

Xhudistët kosovarë të cilët do të marrin pjesë në Kampionat Botëror:

1. Distria Krasniqi (-52 kg);

2. Erza Muminoviq (-52 kg);

3. Nora Gjakova (-57 kg);

4. Flaka Loxha (-57 kg);

5. Akil Gjakova (-73 kg);

6. Laura Fazliu (-63 kg);

7. Loriana Kuka (-78 kg).

(Kosova Sot Online )