Arrestohet ylli i UFC-së që po voziste në gjendje të dehur, shkaton edhe një aksidenti horror

  • S.A /
  • 08 May 2023 - 09:09
 Arrestohet ylli i UFC-së që po voziste në gjendje të dehur, shkaton edhe  një aksidenti horror

Luftëtari i UFC-së, Tony Ferguson raportohet se është arrestuar nën dyshimin se ka vozitur në gjendje të dehur, derisa makina i tij u përplas me dy të tjera që ishin të parkuara, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në pamjet e marra nga gazeta amerikane TMZ, vetura, që mendohet se i përkiste Fergusonit, i kthyer nga njëra anë me airbag të shpërthyer brenda, duke shtypur një Mercedes dhe një makinë tjetër jashtë një klubi të Hollivudit. Luftëtari amerikan mbeti i pa lënduar pas përplasjes që ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të ditës së sotme. 

TMZ pretendon se oficerët e policisë e përshkruan Ferguson si “shumë jobashkëpunues” në vendngjarje dhe thanë se ai refuzoi të bënte një test të alkoolit.

Një nga makinat e përfshira në përplasje i përket reperit Cash Gotti, i cili doli nga klubi për të zbuluar se Mercedesi i tij ishte dëmtuar. Ferguson luftoi për herë të fundit në shtator 2022, ku u mund në raundin e katërt nga Nate Diaz.

(Kosova Sot Online )