Sot fillon gara e madhe e Parisit në CS:GO, ja kur pritet të garon Kosova

  • S.A /
  • 08 May 2023 - 11:36
Sot fillon gara e madhe e Parisit në CS:GO,  ja kur pritet të garon Kosova

Sot do të fillojë gara e madhe e Parisit në CS:GO. 24 ekipet më të mira në botë do të garojnë për titullin e më të mirit në video-lojën më të famshme, ndërsa pjesë e kësaj gare prestigjioze do të jetë edhe skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, transmeton "Kosova Sot Online". 

“Shqiponjat” do të garojnë tek të shtunën pasi janë kualifikuar direkt tek Legjendat, ndërsa nuk do të kenë nevojë të luajnë në ndeshjet e para, tek sfiduesit në “Paris Major 2023”.

Pra, ekipi shqiptar do t’i studiojë mirë kundërshtarët potencialë këto ditë, për ta nisur në fundjavë eksperiencën në Paris, ku synojnë të jenë të suksesshëm.

Gara e madhe e Parisit do të fillojë sot nga ora 11:30 dhe do të mbyllet më 21 maj.

(Kosova Sot Online )