Modric do të luajë nga minuta e parë ndaj Manchester Cityt

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 18:40
Modric do të luajë nga minuta e parë ndaj Manchester Cityt

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Luka Modric do të luajë nga fillimi në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, kundër Manchester Cityt.

Modric i mungoi Real Madridit në dy ndeshje në La Liga; kundër Almerias dhe Real Sociedadit, shkaku i një problemi muskulor.

Veterani kroat u rikthye para kohe dhe luajti për 15 minuta në triumfin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Mbretit, kundër Osasunas, të shtunën.

Duke folur sot në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara Manchester Cityt, Ancelotti konfirmoi se Modric do të jetë startues.

“Ai mund të luajë pa asnjë problem. Kur Luka Modric është në formë, ai luan. Ai do të luajë nesër”, tha italiani.

Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet të martën mbrëma, në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online)