Hazard po mendon pensionimin

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 22:03
Hazard po mendon pensionimin

Eden Hazard raportohet se po mendon të pensionohet nga futbolli.

Belgu u transferua për 115 milionë euro në vitin 2019 nga Chelsea te Real Madridi, por nuk ka arritur kurrë të përshtatet në “Santiago Bernabeu”, duke luftuar fillimisht me lëndimet.

Gjatë dy sezoneve të fundit, ai ka humbur edhe garën ndaj Vinicius Junior. Këtë sezon ai ka luajtur për vetëm 331 minuta.

Hazard mbetet lojtari më i paguar në klub, duke fituar rreth 14 milionë euro në vit. Me një vit të mbetur në kontratën e tij, “Los Blancos” do të përpiqet ta “detyrojë” atë të largohet këtë verë, qoftë përgjithmonë ose në huazim.

Por, sipas “Relevo”, kjo nuk ka gjasa të ndodhë, pasi 32-vjeçari po mendon të pensionohet në fund të kontratës së tij, në vitin 2024.

Ylli belg mendon se ka arritur gjithçka që mundet në futboll dhe i pëlqen ideja për t’u tërhequr nga ky sport.

Megjithatë, Hazard do të kujtohet si një nga blerjet më të dobëta në historinë e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)