Distria Krasniqi e humbi shansin për medalje, renditet e pesta në botë

  • 09 May 2023 - 08:52
Distria Krasniqi e humbi shansin për medalje, renditet e pesta në botë

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në luftën ‘maratonike’ për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, e cila në shënim të artë, përkundër pasivitetit, nuk ndëshkohej nga gjyqtarët. Me vendin e 5-të, Disi fiton 720 pikë olimpike Paris 2024.

Ka garuar edhe  Erza Muminoviq, e cila u ndalë në luftën e parë.

Sot garojnë Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) të cilëve iu urojmë fat dhe suksese.

(Kosova Sot Online )