Sokol Cikalleshi flet pas përballjes me Ronaldon

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 09:45
Sokol Cikalleshi flet pas përballjes me Ronaldon

Futbollisti shqiptar Sokol Cikalleshi u përball mbrëmë me Cristiano Ronaldon në ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Khaleej në Superligën e Arabisë Saudite. Ndeshja përfundoi baras, 1:1 dhe asnjëri prej tyre nuk arriti të shënonte gol, transmeton "Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, përfaqësuesi shqiptar e konsideroi të madhe pikën që e nxori ekipi i tij. 

“Një barazim me shumë vlera në transfertë kundër Al-Nassr”, shkroi në Instagram, sulmuesi shqiptar, i cili e postoi kështu një fotografi me Ronaldon gjatë lojës.

32 vjeçari është i huazuar në Al-Khaleej nga klubi turk, Konyaspor. 

(Kosova Sot Online )