Real – Man City, finale para "super finales" në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 10:10
Real – Man City, finale para

Përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt po konsiderohet nga të gjithë si një finale para finales në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni evropian dhe kampioni anglez do t’i matin forcat mes vete në ballafaqimin e dyfishtë gjysmëfinal të kësaj gare. Këto dy skuadra ishin takuar mes vete edhe në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar, kur “Los Blancos” e arritën kualifikimin e paharrueshëm duke përmbysur gjithçka në fund.

Karim Benzema me shokë do të mundohen ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar për ta mbrojtur titullin e kampionit evropian. Ata do të tentojnë ta shfrytëzojnë përvojën që e kanë për të ecur tutje.

Reali vjen nga fitorja ndaj Osasunës në finale të Copa del Rey dhe Championsi është një tjetër trofe që e synon gjiganti spanjoll.

Sidoqoftë, madrilenët janë të vetëdijshëm se s’do të kenë punë aspak të lehtë.

Kjo pasi ata do ta kenë përballë Manchester Cityn, i cili është pjekur si skuadër dhe që konsiderohet si favorit i lehtë.

Pep Guardiola është i vendosur më shumë se kurrë për ta çuar në “Etihad Stadium” trofeun e Championsit.

Të prirë nga Erling Haaland e Kevin de Bruyne, “Citizens” do të kërkojnë rezultat pozitiv sonte në “Santiago Bernabeu”.

E pas një jave, ata do të mundohen të kryejnë punë në shtëpi për ta prekur finalen e Stambollit dhe për ta fituar Championsin për herë të parë në histori të tyre.

Ndeshja e sontme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt do të fillojë në orën 21:00

(Kosova Sot Online )