Messi deklarohet pasi u zgjodh sportisti i vitit në botë

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 10:38
Messi  deklarohet pasi  u zgjodh sportisti i vitit në botë

Lionel Messi u zgjodh mbrëmë sportisti më i mirë i vitit në botë pas triumfit në Kupën e Botës. Ylli argjentinas ndihet i lumtur për këtë shpërblim, ndërsa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia dhanë dhe që e ndihmuan ta realizonte ëndrrën më të madhe të tij – për ta fituar Botërorin, transmeton "Kosova Sot Online".

“Faleminderit shumë për këto shpërblime aq speciale për botën e sportit ‘laureussport’. Si mirënjohjet individuale, ashtu edhe ato kolektive, janë rezultat i suksesit të të gjithëve. Unë e realizova ëndrrën për t’u bërë kampion i botës, një ëndërr që në fakt u nda tek të gjithë argjentinasit. Për këtë, shpërblimet janë për krejt Argjentinën”, shkroi fillimisht ylli argjentinas në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.

“Faleminderit familjes sime dhe njerëzve të mi të dashur, të cilët më respektojnë dhe më mbështesin gjithmonë. Dhe, faleminderit për mbështetjen edhe mediave të krejt botës dhe akademisë së laureatëve për shpërblimin. Përqafime për të gjithë”, shkroi tutje Messi. Ai konsiderohet si favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin për të në karrierë. 

(Kosova Sot Online )