Zbulohet kontrata, shuma astronomike milionëshe e Lionel Messit për ta promovuar Arabinë Saudite

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 13:58
Zbulohet kontrata, shuma astronomike milionëshe  e Lionel Messit për ta promovuar Arabinë Saudite

Lionel Messi shkaktoi tërmet në Francë kur u mësua se kishte udhëtuar drejt Arabisë Saudite pa e marrë lejen e klubit të tij, Paris Saint-Germain. “OK Diario” ka marrë vesh se ylli argjentinas kishte shkuar në Lindjen e Mesme për ta respektuar kontratën që e e kishte nënshkruar në Jeddah, përmes së cilës ai paguhet 7,5 milionë euro në vit për ta promovuar Arabinë Saudite, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra franceze e dënoi kampionin e botës me mosmarrje të rrogës për dy javë dhe e suspendoi nga ekipi në të njëjtën periudhë. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk kishte zgjidhje tjetër pos të kërkonte falje të premten që shkoi, ndërsa me vendimin e tij u zemëruan bashkëlojtarët dhe tifozët, të cilët mbajtën protesta dhe e fyen ndër të tjera edhe ish-futbollistin e Barcelonës.

Messi është bërë ambasador i turizmit në Arabinë Saudite dhe i merr 7,5 milionë euro në vit për postimet që i bën në rrjetet sociale për përfitimet e vizitave të tij në tokën arabe, ndërsa në udhëtimin e fundit ai mori pjesë në disa evente dhe i regjistroi edhe disa sporte promocionale.

Messi do të largohet pas pak javësh nga Paris Saint-Germaini pasi do t’i përfundojë kontrata, ndërsa flitet se ai ka arritur marrëveshje me klubin arab, Al-Hilal, tek i cili do t’i përfitojë 600 milionë euro, duke u bërë kështu prapë rival me Cristiano Ronaldon, i cili është pjesë e Al-Nassr. 

(Kosova Sot Online )