Nora Xhakova shkon edhe një hap tutje në Botëror, por ndalet Flaka

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 14:05
Nora Xhakova shkon edhe një hap tutje në Botëror, por ndalet Flaka

Nora Gjakova ka ecur tutje në Kampionatin Botëror të xhudos. Garuesja kosovare e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Në xhiron e tretë të kategorisë deri në 57 kilogramë, kampionia olimpike do të ketë punë me gjermanen Seija Ballhaus.Nora synon të fitojë medalje në këtë Botëror, i cili po mbahet në Doha të Katarit, ,transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, Flaka Loxha i dha fund eksperiencës në këtë eveniment prestigjioz pasi u ndal nga braziliania Jessica Lima në rrethin e dytë.

Paraprakisht, Flaka në atë të parë e kishte mundur garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil.

Sot po garon edhe vëllai i Norës, Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë. 

(Kosova Sot Online )