Babai i Messit e përgënjeshtron marrëveshjen e lojtarit me Al-Hilal

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 16:18
Babai i Messit e përgënjeshtron marrëveshjen e lojtarit me Al-Hilal

Babai i Lionel Messit, Jorge e ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së marrëveshjes së birit të tij me klubin Al-Hilal.

Gjatë ditës u raportua se kampioni i freskët i botës është marrë vesh me klubin nga Arabia Saudite për një kontratë stratosferike prej 600 milionë eurosh.

“Absolutisht nuk kemi arritur marrëveshje me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit”, deklaroi babai i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

“Nuk kemi nënshkruar asgjë, e as nuk jemi marrë vesh me askënd. Ju garantoj se asgjë nuk është arritur, vendosur apo edhe nënshkruar para fundit të këtij sezoni”, u shpreh tutje Jorge Messi.


Messi po i kalon javët e fundit të kontratës me PSG-në, ndërsa thuhet se ka ofertë për t’u rikthyer në Barcelonë, por e ka në opsion edhe Inter Miamin në SHBA. 

(Kosova Sot Online)